Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën “Adria” në Durrës: Një tjetër hap për përmirësimin e infrastrukturës urbane

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ecuria e punimeve në rrugën “Adria” në Durrës, duke e cilësuar projektin si një nga investimet më të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës urbane të qytetit.
Sipas Ramës, një nga akset kryesore të Durrësit po transformohet në një rrugë më të sigurt, më funksionale dhe më bashkëkohore, në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve.
“Një nga akset më të rëndësishme të Durrësit, rruga ‘Adria’, po shndërrohet në një rrugë më të sigurt, më funksionale dhe më bashkëkohore për qytetarët dhe vizitorët”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë thekson se investimi përfshin sistemimin e trotuareve, krijimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e ndriçimit publik dhe një pamje tërësisht të re për këtë segment rrugor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




