Rama takim me gratë dhe vajzat në Roskovec: Ky qytet, pasqyrë e një transformimi të pabesueshëm

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Roskovecit pasditen e kësaj të marte (29 prill). Kryesocialisti Rama tha se Roskoveci është “pasqyrë e jashtëzakonshme e një transformimi të pabesueshëm”. Sipas Ramës, investimet e kryera në Roskovec kanë çuar në rritjen e vlerës së pronës në këtë qytet.

“Roskoveci është vërtet një pasqyrë e jashtëzakonshme e një transformimi të pabesueshëm sidomos kur ke parasysh se sa i braktisur, sa i rrënuar, i zhytur në izolim dhe në dëshpërim ishte i gjithë ky qytet. Sot është kaq i bukur kaq i buzëqeshur dhe realisht e kuptoj shumë mirë edhe arsyen pse vlera e pronave është rritur, kërkesat për të ndërtuar në këtë qytet janë rritur. Sepse puna e bërë dhe gjithë kjo pastërti dhe ky kujdes që duket në çdo hap dhe në çdo anë që hedh sytë janë një arsye jo thjesht për të vlerësuar atë që është, por edhe për të parë të nesërmen me optimizëm dhe për të besuar tek e ardhmja e këtij qyteti”, tha Rama.

Ai theksoi edhe njëherë objektivin që rroga minimale në vend do të jetë 650 euro.

“Synimi ynë është që në Shqipëri paga minimale të jetë 650 euro. Paga mesatare, 322 euro ishte, dhe këtu e ndikonte sektori publik, dhe sot është 848 euro paga mesatare, 2.6 herë më e lartë. Në sektorin publik për mësuesit infermierët dhe mjekët, 372 euro e kishin dhe 1 mijë euro e kanë sot mesatarja dhe do të shkojë në 1200 euro”, theksoi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme