Rama takim në Njësinë 6 në kryeqytet: Tirana 2030, më miqësore me komunitetet që e përbëjnë

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, zhvilloi sot (18 prill) një takim me banorët e Njësisë 6 në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kryesocialisti tha se vizioni i tij për kryeqytetin është një Tiranë më miqësore me komunitetet  që e përbëjnë.

“Të gjitha territoret ku individë të ndryshëm mund të kenë dokumentin e pronës, por që janë rrugë kalime, sheshe të vogla, hapësira parkimi, nuk mund t’i marrin dhe përdorin pa pasur asnjë lloj leje, asnjë lloj të drejte dhe asnjë lloj miratimi nga komuniteti. Ka shumë pika të tilla që janë problem. Astiri ka nevojë për kopshte, ka nevojë për shkolla dhe këtë do ta bëjmë me siguri. Zgjedhja për qytetarët e Tiranës më 11 maj është shumë e thjeshtë edhe për interesin e tyre si qytetarë të Tiranës, për tej interesit si shqiptar. Tirana është motori më i fuqishëm i ekonomisë sonë, është vendi i mundësive më të mëdha, tani çfarë i duhet njerëzve në Tiranë? I duhet një qeverisje e dyfishtë e vendit dhe kryeqytetit siç ka qenë në këto vite që të jetë në sintoni të plotë dhe që të shtyhet përpara. Nuk i duhet fare një histori flamujsh partie, ndarjesh, kjo është një kohë e re dhe Shqipëria ka hyrë në një fazë të re ku ekonomia e Shqipërisë vetëm do të rritet. Tani çfarë lidhje ka Tirana me kënetën?! Tirana 2030 do të jetë shumë më miqësore me komunitetet që e përbëjnë”, tha Rama.

Ndalur edhe njëherë te mundësia e integrimit të vendit tonë në BE, kryeministri i konsideroi zgjedhjet e 11 majit si më të rëndësishmet që janë zhvilluar ndonjëherë në vend.

“Këto zgjedhje janë me rëndësi me shumë se çdo zgjedhje që kemi pasur më parë. Në këto zgjedhje populli duhet të marr një vendim të rëndësishëm, që më pas do të vijë një përpjekje intensive për të mbyllur negociata me BE. Pasaporta që ne kemi sot është një dokument udhëtimi që na jep mundësin që të hyjmë dhe të dalim nga BE, por s’na jep të drejtën të qëndrojmë, shkojmë për të punuar dhe studiuar dhe nuk jemi qytetar të barabartë. Me hyrjen ne BE bëhemi të barabartë më të tjerët. Me hyrjen në BE ne bëhemi një vend i madh sa BE dhe BE bëhet i vogël sa ne. Njësoj si sot për të lëvizur nga Tirana në Korçë ose Vlorë dhe kështu është kur vendi është anëtar i be për të lëvizur në cilin do qytet”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme