Rama: Të hartohet deri në fund të vitit ‘Paqja Fiskale’! Në 2026-n nis zbatimi i saj, lehtësi për sipërmarrjen

Në një takim me ekspertë të financave, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të hartohet ‘Paqja Fiskale’ deri në fund të këtij viti.
Sipas kryeministrit Rama, vitin e ardhshëm duhet të nisë zbatimi i ‘Paqes Fiskale’ në mënyrë që të lehtësojë sipërmarrjen por njëherësh sipas tij të rrisë edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit.
“Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndërkaq, i pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Financave, Petrit Malaj i cili deklaroi se “qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




