Rama të hënën në Bruksel, takim me Presidentin Costa dhe Drejtorin e Zgjerimit

Politikë | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë pasditen e së hënës, më 9 shkurt, drejt Brukselit, ku parashikohet të ketë një darkë pune me Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Burimet bëjnë me dije se në agjendën e Kryeministrit Edi Rama në Bruksel, më 9–10 shkurt, nuk përjashtohet mundësia edhe për një takim në Komisionin Europian me Drejtorin për Negociatat, Gert Jan Koopman.

Agjenda e shkurtër e Kryeministrit në Bruksel lidhet me procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme