Rama uron paraqitjen e Kombëtares pas ndeshjes me Anglinë: Për 70 minuta u treguat të barabartë. Forca për play-off

Aktualitet | 12 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kombëtaren për paraqitjen e saj në ndeshjen kundër Anglisë, pavarësisht humbjes 0-2.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama vlerëson lojën e Kombëtares duke u treguar si të barabartë me një superfuqi si Anglia përgjatë 70 minutave të ndeshjes.

Rama thotë se tani e gjithë forca dhe mbështetja për Kombëtaren do të jenë në fazën e play-off-it për kualifikimin në Botërorin 2026.

“Faleminderit Shqipëri! Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit play-off-it. FORCA SHQIPËRI!”, shkruan Rama.

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në histori një vend në play-off për Kupën e Botës dhe më 20 nëntor, do të mësojë kundërshtarin e saj.

Ndeshja me Anglinë u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, ku edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka vlerësuar lojën e skuadrës kuqezi, ku sipas tij luajti si e barabartë me anglezët për 70 minuta. Tekniku ka theksuar se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, e cila është në rritje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme