Rama viziton gjigantin gjerman SchwarzGroup: Interes për investime në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në selinë e SchwarzGroup, sipërmarrja më e madhe gjermane, ku u diskutua për mundësinë e investimeve në disa fusha në Shqipëri.
Ai u shoqërua nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi vizitën si një “ditë mbresëlënëse”, ndërsa publikoi foto nga brenda kompanisë gjermane që numëron 600 mijë punonjës në gjithë botën.
“Na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi, si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipëri, e cila sipas mikpritësve tanë po kthehet në një kyç rajonal”, theksoi Rama.
Vizita ndodhi në kuadër të ftesës zyrtare të bërë nga qeveria e Bavarisë, ku Kryeministri mbajti fjalën e hapjes në ceremoninë e Festivalit Ndërkombëtar Herrenkizme “Herrenchiemsee Festspiele”, një festival ku çdo vit trajtohet tema e Europës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




