Ramos në frymën e fundit, PSG mposht Nice dhe mban larg ndjekësit

PSG-ja mer frymë lirisht. Ishte në prag të barazimit të katërt në pesë ndeshjet e fundit në ligë, por më pas Gonçalo Ramos i la mënjanë frikërat në Parc des Princes dhe vulosi një fitore 1-0 kundër një Nice që po bënte gjithçka që mundte për të rrëmbyer një pikë.
Nuk është rastësi që para goditjes fituese me kokë të portugezit, lojtari i ndeshjes ishte padyshim Diouf, portieri i kuqezinjve, i cili ishte vigjilent fillimisht ndaj Barcolas dhe pastaj ndaj Hakimi-t. Luis Enrique me sa duket nuk mundi t’i ndryshonte gjërat as me zëvendësimet e tij, pasi Fabian Ruiz dhe Lee hynë në lojë në mes të pjesës së dytë në vend të Joao Neves dhe Barcolës.
Portieri i Nice ishte vendimtar në bllokimin e goditjes me kokë të Gonçalo Ramos në minutën e 94-të, por jo në ndalimin e asaj që erdhi sekonda më vonë nga një goditje këndi: portugezi goditi saktë dhe e çoi Parc des Princes në festë, duke i dhënë PSG-së fitoren. Kampionët francezë mbeten përpara të gjithëve, por ndjenja është se do të jetë më e vështirë të shkëputen shpejt këtë vit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



