Raundi i radhës i negociatave të dielën, Zelensky: Do të ishte mirë nëse do të mbaheshin më herët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se raundi i ardhshëm i negociatave për armëpushim midis vendit të tij dhe Rusisë, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, mund të zhvillohet të dielën e ardhshme (1 shkurt), ndërsa shprehu dëshirën që “do të ishte mirë nëse ato do të mbaheshin më herët”.
Në një videomesazh të publikuar në X, Zelensky tha se gjatë raundit të mëparshëm të bisedimeve në Abu Dhabi, të dyja palët diskutuan hapat që duhen ndërmarrë për t’i dhënë fund luftës dhe se si duhet të mbikëqyret një marrëveshje paqeje.
Negociatat do të rifillojnë në Abu Dhabi, ku u zhvillua raundi i mëparshëm. Si Zelensky ashtu edhe Kremlini e vlerësuan takimin si konstruktiv dhe pozitiv.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




