Real-i do të blejë Diomande-n për 120 milionë euro

Spanjë | 3 muaj më parë

Në fund mbetet Yan Diomandé! Real Madridi ka lënë të kuptohet se do të bëjë një blerje të madhe dhe mendohet se sulmuesi i RB Leipzig do të jetë i përzgjedhuri.

Klubi gjerman mori mbrëmjen e kaluar një ofertë zyrtare prej 100 milionë eurosh, të cilën e ka refuzuar menjëherë.

Për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë janë interesuar edhe skuadra si PSG dhe Liverpool, të cilat gjithashtu e kanë vlerësuar 100 milionë euro.

Ofertat e skuadrave në fjalë janë refuzuar nga Leipzig pasi skuadra gjermane kërkon të paktën 120 milinë euro për talentin afrikan. Këtë shifër pritet që të paguajë Real-i, i cili ka fituar garën për shërbimet e talentit. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme