Real Madrid, e ardhmja e Rodrygos në pikëpyetje

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Rodrygos te Real Madridi. Sipas Mundo Deportivo, braziliani nuk po e bind Xabi Alonson dhe nuk ka shënuar që nga marsi.
Sulmuesi është i lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2028, por agjentët e tij tashmë po shqyrtojnë një transferim diku tjetër. Disa klube të Premier League po e monitorojnë nga afër situatën.
Braziliani është aktivizuar në 7 ndeshje në LaLiga këtë sezon, duke luajtur vetëm 215 minuta. Sezonin e kaluar braziliani luajti 30 ndeshje në kampionat dhe shënoi 6 gola me fanellën e Realit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



