Real Madrid “gjuan” në Gjermani, emri i ri për mbrojtjen është Nico Schlotterbeck

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Real Madrid po sheh të gjitha mundësitë për të përforcuar mbrojtjen në merkaton e janarit. Ditët e fundit po qarkullon gjithmonë e më shumë emri i Nico Schlotterbeck, i cili mund t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Alonso.

Mbrojtësi qendror i Borussia Dortmund, kapiten i skuadrës, si dhe pjesë e kombëtares gjermane, ka kontratë deri në vitin 2027 dhe për momentin bisedimet për rinovimin janë bllokuar. Në këtë situatë mund të përfitojë klubi madrilen.

Lojtari i vitlindjes 1999 do të ishte një investim i mirë për të ardhmen. Eksperienca e tij në kompeticionet europiane duket se i kanë bindur “Blancos” që të bëjnë goditjen në janar, ose në verë. Trajneri Alonso e njeh mjaft mirë lojtarin në fjalë.

Në anën tjetër, Borussia Dortmund nuk e lëshon lehtë mbrojtësin dhe mësohet se kërkon të paktën 70 milionë euro. Për kapitenin e Dortmund ka interes edhe nga klube të tjera të mëdha, siç është Bayern.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme