Reali buzëqesh, jo skualifikim për Mbappé e Rudiger

Futboll Bota | 2 vite më parë

Kylian Mbappé dhe Antonio Rüdiger u gjobitën nga UEFA, por shmangën skualifikimin nga çerekfinalet e Champions League për festime “të pahijshme” pas ndeshjes në raundin e kaluar.

Mbappé dhe Rüdiger të dy morën dënime të kushtëzuara me një ndeshje për “shkelje të rregullave bazë të sjelljes”, tha UEFA, por i nënshtrohen një periudhe prove prej një viti.

Madridi do të luajë me Arsenalin të martën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve. Akuzat erdhën pasi festuan fitoren e tyre me penallti kundër rivalit Atletico në raundin e 16-shes më 12 mars.

Vendimi:

CEDB ka vendosur:

– Të gjobisë lojtarin e Real Madrid CF, Antonio Rüdiger, me 40,000 € dhe ta pezullojë atë për një (1) ndeshje në kompeticion klubesh të UEFA-s. Ky pezullim nuk zbatohet menjëherë dhe i nënshtrohet një periudhe prove prej një (1) viti, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Të gjobisë lojtarin e Real Madrid CF, Kylian Mbappé, me 30,000 euro dhe ta pezullojë atë për një (1) ndeshje në kompeticion klubesh të UEFA-s. Ky pezullim nuk zbatohet menjëherë dhe i nënshtrohet një periudhe prove prej një (1) viti, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Të gjobisë lojtarin e Real Madrid CF, Daniel Ceballos Fernández, me 20,000 euro për shkeljen e rregullave bazë të sjelljes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme