Reali kalon Barçën, Vinicius dhe Mbappé fundosin Villarrealin

Real Madridi u rikthye te fitorja në javën e tetë të La Ligës. Los Blancos mposhtën Villarrealin 3-1 në Bernabeu, duke lënë mënjanë humbjen zhgënjyese në derbi kundër Atlético Madridit në raundin e mëparshëm.
Pasi u kthyen nga udhëtimi i gjatë i Ligës së Kampionëve në Kazakistan (një udhëtim vajtje-ardhje prej 13,000 km), Reali u rikthye në aksion në La Liga.
Para fillimit të ndeshjes, i gjithë stadiumi mbajti një minutë heshtje në nder të José Araquistáin, portierit që fitoi gjashtë tituj kampioni dhe një Kupë Evropiane me Los Blancos në vitet 1960, dhe i cili ndërroi jetë më 28 shtator në moshën 88 vjeçare.
Dygolëshi i Vinicius (47′ dhe një penallti në minutën e 69-të) dhe goli i Mbappé-s (81′) ndihmuan Xabi Alonson të festonte.
Madrilenët ngjiten në kuotën e 21 pikëve dhe rikthehen në vendin e parë, të paktën për një natë. Barcelona do të duhet të përgjigjet nesër kundër Sevillas. Villarreali mbetet në 16 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



