Reali, kush do ta trashëgojë numrin 9 të Mbappé? Mund të ketë një surprizë të madhe

Është një nga lajmet më të përfolura të verës: Kylian Mbappé do të veshë fanellën me numër 10 për Real Madridin, të lënë bosh nga Luka Modric. Një zgjedhje shumë simbolike, por edhe thellësisht strategjike për sa i përket marketingut, fanella e re e francezit është e destinuar të dominojë shitjet globale. Por, ndërsa vëmendja është te Mbappé, një pyetje mbetet: kush do ta mbajë numrin 9?
Që në ditët e para pas njoftimit të ndryshimit të numrit, dolën dy emra si trashëgimtarë të mundshëm: Endrick, ylli i ri brazilian që pati një sezon të parë të vështirë, dhe Gonzalo García, i cili pati një Kupë të Botës për Klube të shkëlqyer, duke i dhënë atij një shans në ekipin e parë. Megjithatë, dy javë para fillimit të La Ligës, drejtuesit e Madridit ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht numrin e ri 9.
Sipas shtypit spanjoll, arsyeja është e thjeshtë: Real Madridi nuk e përjashton një lëvizje sulmuese në minutën e fundit. Edhe pse Florentino Pérez është i bindur se ka një skuadër konkurruese, nëse lindin largime ose mundësi vendimtare, mund të vijë një përforcim i fundit dhe një emër po qarkullon vazhdimisht: Nick Woltemade, sulmuesi gjerman i Stuttgartit, i cili po ndiqet gjithashtu edhe nga Bayern. Çmimi është i lartë, por nëse Real Madridi do të telefononte…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



