Reali mban kampionatin të hapur, një kryevepër e Valverde rrëzon Bilbaon

Real Madridi arkivon eliminimin në Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e javës së 32-të të La Ligës. Pa Mbappen e pezulluar, Blancos siguruan një fitore 1-0 në minutën e 93-të, falë një kryevepre të vërtetë të Valverde.
Formacioni i drejtuar nga Ancelotti u rikthye në -4 nga Barcelona, kundërshtari i tyre i radhës edhe në finalen e Kupës së Mbretit(e shtunëm 26 prill). Kampionati mbetet i hapur.
Reali me këtë fitore ngjitet në kuotën e 69 pikëve, ndërkohë që Bilbao mbetet me 57 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




