Reali mposht Valencian dhe “arratiset”

Futboll Bota | 1 vit më parë

Real Madridi e kishte gjithçka të lehtë, duke e shkatërruar Valencian 4-0 në Bernabeu. Blancos e nisën mjaft mirë sfidën, Militao fitoi një penallti dhe Mbappé në minutën e 19-të nuk bëri asnjë gabim. Francezi vazhdoi serinë e tij të shkëlqyer në minutën e 31-të, duke marrë asistin e Arda Guler për ta çuar rezultatin në 2-0.

Disa minuta më vonë, vendasve iu dha një tjetër penallti, por Vinicius nuk arriti ta shndërronte në gol. Një minutë më vonë, në minutën e 44-të, Jude Bellingham firmosi për 3-0.

Ritmi u ngadalësua pak në pjesën e dytë, me Merengues që morën tri pikët pa vështirësi. Madje pati vend edhe për një gol të katërt të shënuar nga Carreras në minutën e 82-të. Me këtë fitore 4-0, Real Madridi u ngjit në 30 pikë në renditje, shtatë përpara Villarrealit dhe tetë përpara Barcelonës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme