Reali nis planifikimin për vitin që vjen, i sigurt largimi i tre futbollistëve

Reali i Madridit ka nisur që të programojë të ardhmen dhe në takimet e para mes drejtuesve thuhet se është vendosur largimi i tre lojtarëve.
Nëse nuk do të ishte lajm largimi i Luka Modriç, i cili në moshën 39-vjeçare dëshiron që të largohet nga futbolli si një lojtar i Realit, i tillë është ai i Lukas Vaskez. Për 33-vjeçarin do të jenë takimet e fundit me Realin pasi drejtuesit nuk kanë ndër mend që t’i ofrojnë një kontratë të re.
Të ardhmen larg “Santiago Bernabeut” do të ketë edhe David Alava. Edhe për austriakun, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur shumë pak për shkak dëmtimit të rëndë të pësuar në gju, nuk janë programuar takime mbi kontratën e re.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Antonio Rydiger, i cili edhe pse është 32-vjeç ka shumë mundësi që të ketë një kontratë të re me Realin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




