Reali “piketon” goditjen e radhës në merkato, synohet mbrojtësi i Arsenalit

Objektivi i Realit të Madridit në këtë sesion të merkatos është një mbrojtës. Klubi i kryeqytetit spanjoll po kërkon një lojtar për të forcuar prapavijën dhe për të ndihmuar Xabi Alonson sezonin e ardhshëm.
Presidenti Florentino Perez ka disa emra në listën e tij, por sipas të përditshmes L’Equipe, “Blancos” i kanë vënë syrin William Saliba të Arsenalit.
Mbrojtësi francez ka qenë te Arsenali që nga viti 2020. “Topçinjtë” e dërguan fillimisht në huazim te Nice dhe Olympique Marseille përpara se ta merrnin përgjithmonë për sezonin 2022-2023. Ai tani është titullar i rregullt, pasi ka luajtur 51 ndeshje në kompeticione të ndryshme sezonin e kaluar, duke shënuar gjithashtu dy gola në Premier League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



