Reforma Territoriale, Berisha: Duhet t’u përgjigjet kërkesave të integrimit të vendit në BE, nuk pranojmë Komitete Ekzekutive

Politikë | 7 muaj më parë

Në tryezën e PD zhvilluar për Reformën Territoriale, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se reforma duhet të vendosë në epiqendër shërbimet dhe interesat e qytetarit. Ai nënvizoi domosdoshmërinë që reforma të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe të ndalojë shpopullimin.

Berisha shtoi se reforma duhet të bazohet në parimet e Kartës Europiane të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, duke përfshirë rekomandimet e Kongresit për asistencë. Ai theksoi se struktura të reja nuk duhet të cenojnë kompetencat e autoriteteve vendore.

“Reforma duhet të bazohet në parimet e Kartës Europiane të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, parime të faktuara si më të drejtat për qeverisjen vendore. Ndaj dhe unë pres me shumë kënaqësi vendimin që ka marrë Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Europës që të asistojë këtë reformë. Rekomandimet e tij do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për ne dhe jam i bindur se, ata do të kenë rekomandime të dobishme duke pasur parasysh gjithë realitetin. Natyrisht në këtë kuadër, reforma duhet tu përgjigjet kërkesave të integrimit të vendit në BE, pra përgatitjes së Shqipërisë për një Europë të rajoneve dhe ne duhet përcaktojmë rajonet.

Nuk janë një risi rajonet. Ne në vitet 2005-2013 kemi punuar për rajonet dhe Banka Botërore ka qenë direkt e angazhuar në ndihmën për problemin e rajoneve, por ne rishqyrtojmë. Jemi farë të hapur të rishqyrtojmë për variantin më të përshtatshëm për rajonet. Ne nuk pranojmë struktura të cilat sofokojnë dhe marrin kompetencat nga të zgjedhurit vendorë, kthejnë tutelat e vjetra dhe krejtësisht të panevojshme, jo Komitet Ekzekutive, se këtij i ka ngelë mendja dhe është jashtëzakonisht arkaik në mendjen e tij”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme