Reijnders niset drejt Arabisë, feston edhe Milani

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Pas vetëm një sezoni, Tijjani Reijnders largohet nga Manchester City për t’iu bashkuar Al Qadsiah.

Holandezi ka rënë dakord për kalimin te klubi saudit, i cili do t’i paguajë klubit anglez pak më shumë se 60 milionë euro.

Nga ky transferim përfiton edhe Milani; falë marrëveshjeve të arritura një vit më parë, kur lojtari iu shit “qytetarëve”, klubi italian do të përfitojë 14 milionë euro.

Në kontratë ishte përfshirë një klauzolë që përcaktonte se të gjitha bonuset do t’i paguheshin Milanit nëse Reijnders do të shitej nga City në baza të përhershme para vitit 2030.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme