Rekordi/ Kane ka shënuar 20 gola në 12 ndeshje, sulmuesi kë bërë më mirë se CR7 dhe Messi

Mbrëmjen e kaluar Harry Kane ka shkruar një faqe historike në futbollin europian duke shënuar 20 gola në 12 takimet e para të këtij sezoni me Bayern-in e Mynihut.
Falë golit të shënuar përballë Club Brugge, bomberi anglez i Bayern ka arritur që të kalojë dy sulmues si Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, të cilët kurrë nuk kanë mundur që të arrijnë kuotën e 20 gokave të shënuar në kaq pak ndeshje.
Ronaldo gjatë kohës kur luante me Real-in ka mundur që të shënojë 20 gola në 13 takime ndërsa Messi këtë shifër e ka shënuar në 17 takime.
Falë këtyre numrave Kane është në rrugë të mbarë për të fituar “Topin e Artë”, çmim ky që është fituar më parë vetëm prej katër lojtarëve ishullorë (Michael Owen në 2001, Stanley Matthews në 1956, Bobby Charlton në 1966 dhe Kevin Keegan në 1978 dhe 1979).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




