Renditja mujore e FIFA-s/ Shqipëria e 61-ta, rikuperon pesë vende, Kosova vendos rekord të ri

Rezultatet e takimeve të tetorit janë reflekuar edhe në renditjen mujore të FIFA-s të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kombëtarja kuqezi ka rikuperuar plot pesë vende krahasuar me renditjen e muajit të kaluar dhe tashmë mban vendin e 61-të me 1401.34 pikë falë fitoreve të arritura përballë Serbisë dhe Jordanisë.
Për këtë muaj fituesja e madhje është Kosova, e cila me vendin e 84-rt, ka vendosur një rekord të ri personal sa i përket pzocionimit mujor në renditjen e FIFA-s. Të besuarit e Franco Foda-s kanë grumbulluar 1284.73 pikë falë barazimit pa gola përballë Sllovenisë dhe fitores së madhe të arritur në Suedi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




