Reshjet dhe ngricat, Rama publikon pamje nga puna në terren: Bashkëpunimi qytetar dhe përdorimi i gomave dimërore, të domosdoshme

Aktualitet | 10 muaj më parë

Pas reshjeve të dendura që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në terren të njësive operative gjatë natës, duke treguar përpjekjet e vazhdueshme për menaxhimin e situatës emergjente.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjatë natës, të gjitha njësitë operative, ekipet e bashkive, Emergjencat Civile lokale, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore dhe Policia kanë qenë në gatishmëri për të menaxhuar situatën emergjente pas reshjeve dhe përmbytjeve.

Ai njoftoi se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar të bjerë dëbora në zonat veriore dhe juglindore të vendit.

Reshje dëbore janë regjistruar në: Rajoni verior: Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafë Morinë (doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i Hotit-Dogana Vermosh, Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Bajram Curri-Valbonë, Pukë-Fushë Arrëz, Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fushë Dukagjin; Rajoni Qendror: Surrel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Kërrabë-Elbasan.

Rajoni Jugor: Llogara, Qafë Thanë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovikë.

Kryeministri ka bërë me dije se kontraktorët dhe punëtorët janë në terren pa ndërprerje 24/7 për pastrimin e akseve rrugore, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme  dhe të përdorin goma dimërore në zonat ku ka dëborë dhe ngrica.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e koordinimit të institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimit të qytetarëve për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme