Rikonstruksion dhe standarde të larta gjatë procesit të modernizimit në Spitalin Universitar të Traumës

Spitali Universitar i Traumës po kalon një proces modernizimi të rëndësishëm të infrastrukturës, ndërkohë që shërbimet shëndetësore vijojnë normalisht dhe pa asnjë ndërprerje për pacientët. Edhe pse disa hapësira spitalore janë aktualisht në rikonstruksion, sistemi shëndetësor funksionon me kapacitete të plota, duke garantuar vazhdimësinë e kujdesit mjekësor.
Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen sipas planifikimit, ndërsa sallat operatore janë funksionale me dy turne. Sallat për rastet urgjente mbeten në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, për të siguruar reagim të menjëhershëm në çdo situatë emergjente.
Stafi mjekësor dhe teknik është i angazhuar maksimalisht dhe punon në koordinim të plotë për të ruajtur efikasitetin dhe cilësinë më të lartë të shërbimit shëndetësor, duke përmbushur nevojat e çdo pacienti që kërkon trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




