Rikthehen garat pas një muaji ndryshimesh, në Miami nis një kampionat i ri

Rregulla të reja për kualifikueset dhe modifikime të makinave nga skuderitë. Gjatë një muaji pauze duket se ka ndryshuar gjithçka.
Një muaj i gjatë pritjeje në Formula 1, që mund të vlejë sa një sezon. Prilli i pazakonshëm ka lejuar gjithë Formulën 1 – nga organizatorët te skuderitë – të bëjnë bilancin e parë pas fillimit të kampionatit. Nuk kanë munguar kritikat e ardhura nga të gjitha anët.
Tani është koha e rregullave të reja, në fuqi që nga gara e Miami-t. Pilotët kanë pasur qëndrim negativ mbi të gjitha për menaxhimin e energjisë në kualifikuese, që sipas tyre ishte e rrezikshme. Për të evituar manovrat e karikimit të baterisë, limiti për rikuperimin e elektricitetit është ulur nga 8 MJ në 7 MJ.
Pas incidentit të Bearman në Japoni – të shkaktuar nga diferenca e madhe e shpejtësisë mes atij që shtyn dhe atij që karikon – janë futur zona me fuqi elektrike të limituar, që të evitohen rreziqet në pjesët e shpejta të pistave.
Mercedesi ka treguar, me Kimi Antonelli, se e ka fatin në duart e veta. Makina gjermane është ajo më kompetitive. E ndjek Ferrari. Gjatë “Filming Day” në Monza janë kolauduar disa modifikime të SF-26, si krahu “Macarena”. Aston Martin duket se nuk i ka zgjidhur problemet e motorit. Gara në Florida do të tregojë më shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




