“Rikthim në shkollë” për Myrto Uzunin

Futboll Vendi | 12 muaj më parë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka vizituar shkollën Uznovë në Berat, aty ku ai ka qenë nxënës dhe ka bërë hapat e parë drejt dijes.

“Sot në shkollën tonë patëm një surprizë të paharrueshme!

Na erdhi për vizitë Myrto Uzuni, lojtari i dashur i Kombëtares kuqezi dhe ish-nxënësi ynë, që në këto korridore bëri hapat e parë drejt dijes… dhe në këtë fushë vrapoi për herë të parë pas topit.

Ai u takua me nxënësit dhe ish-mësuesit e tij, me atë thjeshtësinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon.

Myrto solli mesazhe të bukura, motivuese dhe plot frymëzim për brezin e ri ,  si djali i kësaj shkolle që u rrit, u edukua dhe arriti majat me shumë punë e përkushtim.

Ne krenohemi pa masë me djalin tonë! Faleminderit, Myrto, që na e mbushe ditën me emocion dhe krenari”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare në Facebook të shkollës Uznovë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme