Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional bëhet pjesë e lejes së drejtimit, hiqet kartoni shtesë

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të mërkurën një lehtësim të rëndësishëm në procesin e pajisjes me dokumente për këtë kategori.
“Një tjetër hap drejt modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimeve. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjete sociale.
Ai njoftoi se certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit përmes Kodit 95, duke eliminuar kartonin shtesë që më parë lëshohej veçmas.
“Ky ndryshim jo vetëm që thjeshton procedurat administrative, por gjithashtu ul kostot për qytetarët”, thekson Rama në mesazhin e tij.
Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) është një dokument personal i detyrueshëm për drejtuesit profesionistë të mjeteve, i cili shërben si pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit.
Ajo është e vlefshme vetëm për drejtimin e mjeteve që përputhen me kategoritë e lejes së drejtimit të poseduesit.
CAP lëshohet nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), dhe ndahet në dy lloje: CAP për transportin e mallrave dhe CAP për transportin e udhëtarëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




