Riorganizim në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Një sërë ndryshimesh janë miratuar në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke emëruar Dekanin e ri në Akademinë e Sigurisë si edhe drejtues të rinj në disa komisariate policie në vend.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve:
Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Agim Troci është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Pavlin Zhivani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
Ledian Kerka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Vilson Sterkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
Oltion Gjoni është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
Vendim Imeraj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
Medin Hasani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
Këto ndryshimet janë pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




