Roberto Mancini drejt një aventure të re në Katar

Roberto Mancini është gati të rikthehet në stol, por jo te Fiorentina. Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, pas përfundimit të parakohshëm të mandatit të tij në krye të ekipit kombëtar të Arabisë Saudite është një hap larg nënshkrimit me klubin nga Katari, Al Sadd.
Trajneri i lindur në Jesi u pa gjithashtu në tribuna për ndeshjen midis ekipit vendas dhe Ah Ahli në Katar dhe, siç raportohet, italiani është gati të nënshkruajë një marrëveshje fitimprurëse me klubin që aktualisht renditet në vendin e shtatë në Superligën e Katarit dhe të dhjetin në Ligën e Kampionëve të AFC.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



