Rrezikoi të mbytej në pishinë, lojtari i Cagliari-t në terapi intensive

Itali | 3 muaj më parë

Ankth te Cagliari për gjendjen shëndetësore të Yael Trepy. Sulmuesi i ri, titullar në Kupën e Italisë kundër Arezzo, ndodhet në repartin e terapisë intensive të spitalit “Santissima Annunziata” në Sassari, pas një incidenti të rëndë gjatë fundjavës së pushimit për skuadrën.

Të dielën lojtari ndodhej në Sardenja, ku rrezikoi të mbytej në një pishinë. I tradhtuar papritur nga ndryshimi i thellësisë dhe duke mos ditur të notonte mirë, Trepy hasi shumë vështirësi, madje humbi ndjenjat. Me urgjencë u transportua për në Sassari, ku është intubuar.

Pas vizitave të orëve të fundit situata klinike e lojtarit duket më pak drammatike nga sa u pa në momentet e para. Megjithatë, ai do të qëndrojë nën monitorimin e kujdesshëm të mjekëve.

Me një komunikatë zyrtare, klubi i Cagliari-t ka shprehur mbështetjen për të riun e talentuar: “Klubi është në kontakt konstant me mjekët dhe familjen e futbollistit. Po ndjekim me vëmendje maksimale gjendjen e tij. Në këtë moment lutjet tona shkojnë për Yael dhe familjen e tij. Klubi kërkon që të respektohet privatësia dhe do të komunikojë të rejat në lidhje me gjendjen e lojtarit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme