Rrëzohen amendimet e deputetëve, Komisinoni i Ekonomisë miraton pr.buxhetin 2026 vetëm me votat e PS

Uncategorized | 11 muaj më parë

Projektbuxheti i vitit 2026 është miratuar nen për nen në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave vetëm me votat e Partisë Socialiste, pa pranuar asnjë amendim të bëra nga deputetët.

Përfaqësuesit e opozitës paraqitën disa amendime që kishin të bënin me rritjen e fondeve për pensionet, infrastukturën, arsimin, bujqësinë, fasonerinë si dhe rritje buxheti për bashkitë. Po ashtu, ne sektorin e shëndetësië opozita propozoi rritjen e pagave me 25%, me një fond total prej 2 miliardë lekësh.

Për këto kërkesa, Kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi, tha se nuk ka burime të reja dhe se duhen respektuar tavanet e të ardhurave dhe të shpenzimeve.

“Të gjitha këkresat që kanë ardhur kanë qenë kërkesa që kanë dashur të rregullojë shpenzimet, pa vendosur vëmendje nga burimet e financimit se nga do të vijën këto shpenzime. E rrezikojnë ligjin organik të projekt buxhetit pa pasur parasysh që ne rrisim shpenzimet por nuk ke i një buri nga do të rrisin të ardhurat”, tha Ekonomi.

Të vetmet kërkesa që u pranuan ishin ato  të ardhura nga komisionet e tjera për mbështetje të disa  institucioneve, me rreth 5 milion euro.

Pas miratimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave projektbuxheti pritet të kalojë për diskutim nen për nen dhe votim në seancën plenare ditën e enjte.

Gazetar: Hajri Mahmutaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme