Rrëzohet avioni ushtarak turk në Gjeorgji, humbin jetën 20 persona

Botë | 12 muaj më parë

Një avion ushtarak mallrash turk C-130, është rrëzuar në Gjeorgji dhe për pasojë 20 persona në bord kanë humbur jetën.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i mbrojtjes së Turqisë, Yaşar Güler, i cili e ka shoqëruar njoftimin e hidhur edhe me foto të anëtarëve të bordit të cilën humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e së martës (11 nëntor).

“Ekipet gjeorgjiane të kërkim-shpëtimit arritën në rrënojat e aeroplanit në orën 5 pasdite. Mbetjet janë siguruar. Ekipi ynë i hetimit të rrëzimit është duke shkuar në vendngjarje”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes turke.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Jemi thellësisht të trishtuar kur mësuam se një nga avionët tanë ushtarakë C-130, gjatë rrugës nga Azerbajxhani për në vendin tonë, është rrëzuar pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha Erdogan.

Avioni ushtarak C-130, i prodhuar në vitin 1968, ishte në rrugë nga Azerbajxhani në Turqi kur u rrëzua në Gjeorgji, ndërsa shkaku i incidentit është ende nën hetim.

Ministri i brendshëm gjeorgjian, Gela Geladze, ka deklaruar se detajet në lidhje me aksidentin do të publikohen “në faza” në koordinim me autoritetet turke, për shkak të ndjeshmërisë ushtarake.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme