Rriten rastet e dhunës në familje në Gjirokastër, 58 urdhra mbrojtjeje dhe 18 çështje penale në gjykatë gjatë vitit 2025

Aktualitet | 9 muaj më parë

Dhuna në familje vijon të mbetet një ndër shqetësimet më serioze sociale në vend. Vetëm gjatë vitit 2025, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë regjistruar 58 kërkesa-padi për lëshim urdhri mbrojtjeje dhe lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, si dhe 18 çështje penale me akuzën “dhunë në familje”.

Ndryshimet e fundit ligjore përbëjnë një hap pozitiv drejt ashpërsimit të politikës penale ndaj rasteve të dhunës në familje, thekson kryetari i Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër.

“Duke qenë se ka pasur një rritje të këtyre veprave penale, me të drejtë janë bërë këto ndryshime në Kodin Penal. Dhuna në familje është rritur dhe shkaqet janë të shumta sociale”, tha Arjan Sotiri, Kryetar i Dhomës së Avokatëve.

Ndërkaq, edhe qytetarët e mbështesin këtë miratim, duke e konsideruar të domosdoshëm për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e familjes.

Forcimi i dispozitave ligjore rrit përgjegjësinë penale të autorëve dhe njëkohësisht garanton mbrojtje më të plotë për viktimat. Megjithatë, sfida mbetet zbatimi korrekt dhe efikas i ligjit në praktikë.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme