Rritja e çmimit të naftës- Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Aktualitet | 7 muaj më parë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerje të shërbimit për rreth 450 linja të këtij sektori, duke nisur nga java që vjen, për shkak të mospërballimit të kostove nga shtrenjtimi i naftës.

Në mungesë të reagimit institucional, pas takimit më 1 Prill me anë të një kërkese zyrtare drejtuar dy ministrave të Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe të Infrastrukturës dhe Enea Karakaçi, operatorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente.

Kërkesa kryesore e tyre mbetet, zbatimi i skemës së ngjashme me atë të vitit 2022, kompensim për naftën në vlerën 100 lekë për litër.

Në të kundërt, Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se nga java e ardhshme vijimësia e shërbimit publik për qytetarët do të vihet në rrezik.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme