Rritje page për efektivët blu, përfitojnë 720 efektivë të tri reparteve më të rëndësishme
Shtatë qind e njëzet efektivë të tri reparteve më të rëndësishme të Policisë së Shtetit do të kenë rritje page nga muaji i ardhshëm.
Ministria e Brendshme ka përcaktuar këtë rritje për efektivët që ndodhen në vijën e parë të përballjes me krimin e organizuar dhe individët me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Rritja prek trie strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit: RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë (ish-FNSH) dhe Forcën e Posaçme Operacionale.
Konkretisht, për forcat speciale RENEA paga rritet me 25 mijë lekë ose 20% më shumë.
Për Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, paga rritet me 14 mijë lekë, ose rreth 14%.
Pas kësaj rritjeje, paga e një inspektori në RENEA shkon në pothuajse 1.600 euro, ndërsa për një drejtues arrin në rreth 2.300 euro.
Në Forcën Operacionale, paga për gradën inspektor shkon rreth 1.200 euro, ndërsa për gradën kryekomisar varion nga 1.600 deri në 1.700 euro.
Buxheti i vitit 2026 parashikoi rritje të vlerës së pagave si dhe vjetërsisë në punë për efektivët e Policisë së Shtetit: inspektorë, komisarë, kryekomisarët dhe drejtuesit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




