Rubio: Trump dëshiron normalizimin e raporteve me sauditët, por s’ka vullnet nga Riadi

Botë | 1 vit më parë

Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio ka pohuar se administrata Trump është ende e interesuar të ndërmjetësojë një marrëveshje normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, por “sauditët janë ata të cilët kanë shprehur paaftësinë e tyre për të ecur përpara për aq kohë sa po ndodh konflikti në Gazë. ”

Nga ana e tjetër, Riadi ka sqaruar se nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin për sa kohë mungon vullneti i Jerusalemit ë lejojë krijimin e një shtegu të pakthyeshëm, të lidhur me kohën për një shtet të ardhshëm Palestinez, të cilin kryeministri Benjamin Netanjahu është zotuar që ta kundërshtojë.

I pyetur për raportet se ai po planifikon të mbyllë zyrën e Koordinatorit të Sigurisë së SHBA në Jerusalem, i cili është përgjegjës për forcimin e bashkëpunimit të sigurisë midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, Rubio tha se “e vetmja gjë për të cilën është diskutuar [kjo zyrë] është nëse ajo duhet të sillet nën autoritetin e ambasadorit [SH.B.A.] ” në Jerusalem.

Presidenti amerikan Donald Trump tha ndërsa ishte në Riad javën e kaluar se ai shpreson që Arabia Saudite së shpejti do të hyjë në Marrëveshjet e Abrahamit, por pranoi se ata do ta bëjnë atë në kohën e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme