Rusët me flamur dhe himn kombëtar, Ukraina bojkoton ceremoninë hapëse të Lojërave Paraolimpike

Evente Sportive | 8 muaj më parë

Sportistët paraolimpikë të Ukrainës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike Dimërore, në shenjë proteste kundër vendimit të Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar për të lejuar rusët të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre kombëtar.

Ky qëndrim është bërë i ditur nga Komitetit Paraolimpik i Ukrainës. “Skuadra paraolimpike ukrainase dhe Komiteti Paraolimpik i Ukrainës do ta bojkotojnë ceremoninë e hapjes të Lojërave Paraolimpike Dimërore. Do të kërkojmë që flamuri ukrainas të mos shfaqet gjatë ceremonisë së hapjes” – shkruhet në komunikatën e këtij komiteti.

Pas vendimit për të lejuar sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Lojërat Paraolimpike me flamurin dhe himnin e tyre ka reaguar edhe Vladyslav Heraskevych. Sportisti ukrainas i skeleton u përjashtua nga CIO, pasi mbante një kaskë speciale me  imazhet e 24 bashkëkombasve sportistë të vrarë në luftë, pas pushtimit rus.

“Më ka humbur shpresa, sikur të mos kishte drejtësi. Kështu papritur ndryshojnë rregullat dhe tani rusët mund të garojnë me flamurin e tyre kombëtar. Është një skandal”, – ka thënë Heraskevych.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme