Rusia dhe Ukraina bien dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur

Rusia dhe Ukraina kanë rëndë dakord që të shkëmbejnë 314 të burgosur mes bisedimeve trepalëshe që po zhvillojnë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bëri me dije i dërguari i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.
Sipas tij, ky rezultat u arrit falë bisedimeve konstrukive, por shtoi se mbetet ende punë për t’u bërë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që vijon prej vitesh.
Witkoff shtoi se “diskutimet do të vazhdojnë, me përparim shtesë që pritet në javët në vijim”.
“Sot, delegacionet nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur, shkëmbimi i parë i tillë në pesë muaj. Ky rezultat u arrit nga bisedimet e paqes që kanë qenë të detajuara dhe produktive. Ndërsa mbetet punë e rëndësishme, hapa të tillë tregojnë se angazhimi i qëndrueshëm diplomatik po jep rezultate të prekshme dhe po përparon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Diskutimet do të vazhdojnë, me përparim shtesë të parashikuar në javët në vijim. Falënderojmë Emiratet e Bashkuara Arabe për organizimin e këtyre diskutimeve dhe Presidentin Donald J. Trump për udhëheqjen e tij në bërjen e mundur të kësaj marrëveshjeje”, shkruan Witkoff.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




