Rutte: Serbia duhet të japë llogari për sulmet në Banjskë

Kosovë | 2 vite më parë

 “Serbia duhet të angazhohet në llogaridhënie për sulmet në Banjskë dhe sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës”. Kështu ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte para gazetarëve para takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare.

“Situatën e sigurisë në Kosovë e kemi afër zemrës. Ne duhet të sigurohemi që situata që nga viti 1999, shumë më e qëndrueshme, duhet të vazhdojë. Dhe kur bëhet fjalë për Banjskën dhe gjithashtu sulmin ndaj forcave të NATO-s, ndërsa të dyja ndodhën në vitin 2023, serbët duhet të punojnë në llogaridhënie. Kjo është ajo që kam diskutuar me Presidentin Vuçiq në telefon dhe gjithashtu kur darkuam këtu në Bruksel dy javë më parë”, tha Rutte.

Kreu i NATO-s u pyet edhe për aleancën mes Shqipërisë-Kosovës-Kroacisë.

“Iu takon individualisht vendeve aleate të vendosin. Po ka shumë këso marrëveshje dypalëshe, trepalëshe, për shembull Holanda e Belgjika bashkëpunojnë në shumë gjëra, dhe kuptohet ajo dallon nga ajo që po u adresoheni ju, por mendoj se nuk duhet të adresohem në këtë çështje”, tha Rutte.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme