Salianji në ‘Trialog’: Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD-së. Nuk iki nga partia, s’është pronë private
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH1 se Partia Demokratike nuk është pronë private dhe se lëvizja e tij është një përpjekje për ta ndryshuar mënyrën sesi drejtohet PD.
Ai theksoi se po i qëndron presioneve që vijnë nga selia qendrore e PD-së që mbështetësit e tij të mos marrin pjesë në takime.
“Po i qëndroj presionit të pacipë duke bërë akuza në çdo takim që unë jam. Ka mijëra mesazhe që çohen, miliona lekë të harxhuara nga selia qendrore e Partisë Demokratike, para që duhet të përdoreshin kundër qeverisë. Në çdo takim që kam zhvilluar në çdo qytet të Shqipërisë është paraprirë nga mesazhet që çon lidershipi i partisë, nga një numër që është qendror, që harxhojnë miliona lekë, edhe kohë, edhe turpin që nuk kanë për ta dërguar për të bërë këto akuzat që i kanë bërë gjithandej”, tha Salianji.
Më tej Salianji vuri në dukje se Partia Demokratike nuk është pronë private dhe sjellja e lidershipit aktual është tipike e tillë që e trajton PD-në si pronë private dhe jo për interes të publikut.
“Partia Demokratike nuk është pronë private. Është pronë publike që është në interes publik në radhë të parë. Unë nuk do ta lejoj që të bëhet pronë private.
Do të bëj çdo përpjekje. Sjellja është tipike sikur të jetë pronë private.
Ajo që është në interes të publikut, por edhe si politikan dhe dua që Shqipëria të jetë me vlera perëndimore me parti që u shërbejnë interesave publike dhe jo interesave private apo karrierave personale të një grupi njerëzish kushdo qofshin, mendoj që e vetmja mënyrë për ta ndryshuar është nga brenda.
Deri në këtë moment që flasim unë s’kam asnjë prej zyrtarëve që nga kryetari i partisë që të merret me asnjë prej shqetësimeve dhe propozimeve që unë kam shprehur”, deklaroi më tej Salianji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




