Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik Keir Starmer
Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij i Britanisë së Madhe Keir Starmer në Londër, ku do të zhvillohet edhe Samiti i Procesit të Berlinit.
Në Londër, ku po zhvillohet samiti, janë të pranishëm të 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus të samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal, rritja ekonomike dhe migrimi.
Një ditë më parë, Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën edhe nga Mbreti Charles III.

Më herët u prit edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nga Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper
Pas mbërritjes së liderëve të rajonit, do të ketë zhvillohet edhe foto familjare. Më pas do të mbahet seanca plenare e samitit, ku Rama do të mbajë fjalën e tij në dy panele të këtij samiti, atë mbi “Ambicien dhe vizionin strategjik” dhe “Rritjen, migracionin dhe sigurinë”.
Në punimet e samitit do të marrin pjesë liderë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia; qeveritë partnere të Procesit të Berlinit – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar; përfaqësues të Shoqërisë Civile, të Rinisë dhe Biznesit nga Ballkani Perëndimor; Institucionet e BE-së – Komisioni Evropian (KE), Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Presidenca e Këshillit; institucionet financiare ndërkombëtare; si dhe Organizatat rajonale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




