Samiti i KPE, Meloni: Marrëveshja për emigrantët në rrugën e duhur. Armëpushim i pakushtëzuar për Ukrainë-Rusi

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Në një fjalë të shkurtër për media, Meloni vuri theksin te armëpushimi i pakushtëzuar mes Rusisë e Ukrainës, dhe te marrëveshja serioze në të cilën garantohet siguri ndaj Kievit.
“Mendoj se s’duhet të kërkojmë alternativa por duhet të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar, të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqeje që të ketë garanci sigurie për Ukrainën”, deklaroi Meloni.
Kryeministrja italiane u pyet edhe për marrëveshjen e emigrantëve, duke thënë se puna vijon normalisht çka sipas saj, është tregues se gjithçka është në rrugën e duhur.
“Nuk kam pasur kohë të kaloj në Gjadër. Puna po vazhdon dhe kjo tregon shpejtësinë e funksionimit duke dëshmuar se në fund të fundit, sikurse kemi treguar, jemi në rrugën e duhur”, shtoi Meloni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



