“San Siro” është i Milanit dhe Interit

Futboll Bota | 12 muaj më parë

E mërkura e 5 nëntorit është një ditë historike për Milanon, për San Siron dhe për futbollin. Më në fund  stadiumi ikonik i qytetit i është dorëzuar klubeve të Milanit dhe Interit. Me nënshkrimin e aktit të shitjes, stadiumi Giuseppe Meazza dhe zonat përreth tij janë pronë e të dy klubeve të Milanos.

Vonesa për përfundimin e aktit të shitjes është u shpjegua nga kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, si për shkak të “problemeve teknike midis klubeve dhe jo me Këshillin e Qytetit”, që lidhen me detyrimet e brendshme financiare të dy klubeve.

Shitja u bë e mundur pasi Këshilli i Qytetit miratoi rezolutën mbi shitjen. Çmimi total i rënë dakord është 197 milionë euro, të cilat blerësit do t’i paguajnë në disa këste. Ditët e fundit, ka qenë duke u punuar për të siguruar garancitë bankare të kërkuara për këstin e parë të çmimit (afërsisht 100 milionë euro, duke përfshirë TVSH-në dhe një pjesë të borxheve të kaluara).

Shitja mund të finalizohet vetëm pasi të jenë transferuar këto fonde. Pas kësaj do të nisë puna për projektin e stadiumit të ri, detajet e të cilit dihen tashmë në dosjen e paraqitur në mars. Ai përfshin ndërtimin e një stadiumi të ri me 71,500 vende në anën perëndimore. Meazza aktuale do të ruhet pjesërisht dhe do të përdoret si muze dhe objekt tregtar. Ndërtimi vlerësohet të fillojë në vitin 2027, me objektin që do të jetë funksional deri në vitin 2031.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme