“San Siro” feston 100-vjetorin, 1 shekull më parë nisi të ndërtohej “La Scala” e futbollit

Itali | 1 vit më parë

Një histori milaneze që sot mbush një shekull. Një histori që flet për pionierë vizionarë. 1 gusht 2025 është përvjetori 100-Të i vendosjes së gurit të parë në themelet e një impianti, i cili do të bëhej më vonë ikonë e futbollit italian, e që do të quhej “San Siro”.

Ideja ishte e Piero Pirellit, në atë kohë president i Milanit, i cili ëndërronte një impiant tërësisht kushtuar futbollit, ashtu siç i kishte Anglia, pa pistë atletike. Ishte Anteo Carapezzi, drejtues i kuqezinjve, ai që e quajti “San Siro”, i inspiruar nga një kishë e vogël aty pranë, të vendosur midis rrugës Masaçio dhe asaj Uçello.

Projekti mori formë falë, Ulisse Staçhini dhe inxhinierit, Alberto Cugini. Ndërtimi i “La Scala-s” së futbollit italian, ishte një monument epokal për kohën. Për 13 muaj, u përdorën 10 mijë kuintalë çimento, 3500 metër kub rërë dhe 1500 kuintalë shufra hekuri. Kostoja totale, 5 milionë lireta.

Pamjet e sotme të San Siros nuk ngjajnë aspak me ato të 1925, i cili atëherë kishte një kapacitet prej 35 mijë spektatorësh. Inaugurimi zyrtar u bë në 19 shtator 1926 me derbin e jashtëzakonshëm Milan-Inter që përfundoi 3-6. Goli i parë mban firmën e lojtarit të Milanit, Giuseppe Santagostino.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme