Sauthemptoni mendon për Brojën, shqiptari rinis gjithçka nga kategoria e dytë angleze

Sauthemptoni ka shfaqur interes për të afruar përsëri Armando Brojën në “St. Mary’s”. Mediet britanike kanë bërë me dije se destinacioni do të ishte ideali për sulmuesin shqiptar, i cili vjen pas një sezoni zhgënjyes në Liverpul.
Sauthemptoni sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e EFL Championship, kategoria e dytë angleze pasi këtë vit dështoi që të mbijetonte në Premier.
“Shenjtorët” janë në kërkim të një sulmuesi, ndërsa Broja është në kërkim të një ekipi të ri. Për këtë fakt mediet britanike mendojnë se ribashkimi mes palëve nuk mund të konsiderohet një utopi. Siç dihet Broja është aktivizuar me ekipin Sauthemptonit në sezonin 21/22 ku luajti 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe dhuruar dy asist.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



