Sekreti i suksesit të Zidane te Reali: Punova vetëm në një aspekt dhe… fitova gjithçka

Zinedine Zidane kthehet për të folur për përvojën e tij me Real Madridin ndërsa po qarkullojnë thashethemet për rikthimin e tij sensacional pas dështimit të Xabi Alonsos, i cili u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës, dhe debutimit tronditës të zëvendësuesit të tij Arbeloa, i eliminuar nga Kupa e Mbretit nga Albacete.
Zidane kujton mbwrritjen e tij te Real Madridi si trajner në janar të vitit 2016, pikërisht në një kohë krize të ngjashme me atë aktuale të Merengues. Ata kishin vënë baste për Rafa Benitezin, por kimia mes tyre nuk u krijua. Kjo kimi, sipas Zidanes, është themeli i rolit të menaxherit të një skuadre yjore të mbushur me kampionë: “Te Real Madrid, ne ishim aty për lojtarët. Për mua, kjo është ajo që e bën ekipin të fortë; je aty për lojtarin”.
“Nëse nuk e kupton, nuk mund të qëndrosh në këtë profesion. Ne jemi aty për t’i mbështetur ata, duhet të tregosh se je aty për ta. Që dhoma e zhveshjes të pranojë atë që dëshiron të zbatosh, duhet ta pëlqejmë njëri-tjetrin. Nëse lojtarët nuk pajtohen me gjithçka që u jepet, në stërvitje, të gjitha këto… gjithmonë do të ketë diçka që mungon. Me ne, mendoj se ata u argëtuan shumë në çdo nivel”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




