Semafor i kuq për Realin, Celta Vigo “pushton” Bernabeun

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Java e 15-të e La Ligas solli një sërë problemesh për Real Madridin, i cili u shemb në mënyrë dramatike në shtëpi. Los Blancos u mposhtën 2-0 nga Celta Vigo, duke përfunduar me nëntë lojtarë pas përjashtimeve të Fran Garcias (63′) dhe Álvaro Carreras (92′). Miqtë e shfrytëzuan mundësinë e krijuar, me Sëedberg që shënoi dy herë(53’ dhe 90’+3).

Celta siguron kështu tri pikë të arta, duke e vendosur në rrugën e duhur për në Evropë: 19 pikë për Aspas dhe shokët e tij të skuadrës. Kaos për Real Madridin. Presion në rritje mbi Xabi Alonson, tani 4 pikë pas Barçës, me 36 pikë, dhe rrezikon të parakalohet nga Villarreal (35), që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme