Serie A, Fiorentina dhe Juventusi ndajnë pikët

Ndeshja e Serie A midis Fiorentinës dhe Juventusit në stadiumin “Franchi” përfundoi në barazim 1-1. Bardhezinjtë morën epërsinë në kohën shtesë të pjesës së parë me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës nga Kostic, ndërsa goli i skuadrës vjollcë u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Mandragora me një gjuajtje mahnitëse nga distanca.
VAR-i ndërhyri në pjesën e parë për t’i mohuar Juventusit një penallti, të dhënë nga gjyqtari Doveri për një pengim ndaj Vlahovic.
Pika nuk ishte e dobishme për asnjërën ekip: ekipi i Spallettit mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë, dy pikë pas Napolit dhe Milanit, të cilët ende nuk kanë luajtur. Fiorentina, ende pa fitore në kampionat, mbetet në fund të tabelës, por është e barabartë me Veronën me gjashtë pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



