Serie A / Fitojnë Juventus dhe Roma, Vojvoda vulos suksesin e Comos

Futboll Bota | 1 vit më parë

Janë luajtur tre ndeshje të vlefshme për javën e 9-të të kampionatit italian të futbollit. Juventusi rikthehet te fitorja pas 8 ndeshjes, Roma ruan kreun e renditjes, ndërsa Como merr suksesin e radhës përballë Veronës.

Pas shkarkimit të Igor Tudor, Juventusi u rikthye menjëherë te fitorja, që mungonte prej një muaji e gjysmë. Në javën e nëntë të Serie A, skuadra, e udhëhequr nga trajneri i përkohshëm Massimo Brambilla, mposhti Udinesen 3-1 për t’u ngjitur në 15 pikë në tabelën e klasifikimit. Në stadiumin Allianz shënuan, Vlahovic, Gatti dhe Yildiz për bardhezinjtë, ndërsa goli i Zaniolos vlen vetëm për statistika.

Roma mposhti Parmën 2-1 dhe pas këtij suksesi ndan kreun e klasifikimit me Napolin. Hermoso dhe Dovbyk shënojnë për verdhekuqtë.

Como mposht 3-1 Veronën dhe ngjitet (për momentin) në vendin e katërt në renditje. Vojvoda ka shënuar golin e tretë për skuadrën e drejtuar nga Fabregas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme